Pasi zgjodhi trajnerin e ri, C.Ronaldo tani kërkon transferimin e sulmuesit të njohur në Bundesligë

Me kontratën e re që nënshkroi me Al-Nassr, Cristiano Ronaldo jo vetëm që do të ketë një pagë marramendëse, duke qenë lojtari më i paguar në histori, por portugezi do të ketë të drejtë të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit.

Pasi me propozimin e Cristiano Ronaldos, u vendos që trajneri i ri do jetë Jorge Jesus, portugezi ka nisur të mendojë edhe për përforcimet në ekip, duke iu porpozuar drejtuesve të klubit transferimin e Victor Boniface.

Sulmuesi nigerian, 24 vjeç, ka treguar formë të shkëlqyer në Bundesligë me Leverkusen ku ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Shpejtësia, fuqia dhe aftësia e tij për të shënuar gola e bëjnë atë një aset shumë tërheqës për çdo ekip që kërkon të forcojë sulmin e tij. Boniface ka shënuar 11 gola në sezonin e kaluar me Leverkusen.

Qëllimi i Cristiano Ronaldo-s është të ndërtojë një ekip të aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm jo vetëm në ligën arabe, por edhe në kontinent siç është Champions League e Azisë.

The post Pasi zgjodhi trajnerin e ri, C.Ronaldo tani kërkon transferimin e sulmuesit të njohur në Bundesligë appeared first on Telesport.