Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në konferencën e tij të parë pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ, të cilat e vendosin partinë e tij të parën me gati 50% të votave të fituara.
Në adresimin e tij, ai uroi për, siç tha, “fitoren më të madhe në historinë e Kosovës”.
“Sa më parë që të certifikohen rezultatet, aq më shpejt na duhet t’i krijojmë institucionet”, u shpreh ai.
Ai i ftoi partitë tjera për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Fitorja historike është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe rezultatin e vitit 2021”, tha Kurti. /Klankosova.tv










