Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Duhël të Suharekës, në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri viktima mashkull, dhe mëpastaj ka ndërruar jetë.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Dje, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Duhël në vendin e quajtur te Qafa e Duhlës, është gjetur një person i plagosur me armë. Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore”, njofton policia.
Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit të vogël. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Më vonë si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
“Mjeku nga spitali ka konfirmuar vdekjen. Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë.
Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” thuhet në njoftimin e Policisë.