Pasi prezantoi Zubimendi-n, Arsenal ka gati transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje

Ditën e sotme, Arsenal ka prezantuar Martin Zubimendi-n, për të cilin pagoi rreth 60 milionë euro te Real Sociedad. Gjithsesi, londinezët nuk duan të mjaftohen vetëm me këtë goditje në këtë merkato, pasi po përgatisin një tjetër transferim të bujshëm.

Fabrizio Romano dhe jo vetëm, por edhe shumë media të tjera të njohur në Angli dhe më gjerë, raportojnë se Arsenal ka arritur marrëveshjen personale me Viktor Gyökeres. Sulmuesi suedez ka refuzuar shumë klube të tjera të njohur, përfshi këtu edhe Man. United, vetëm për t’u transferuar tek Arsenal.

Tani mbetet pjesa më e vështirë, marrëveshja me Sporting Lisbon, e cila e vlerëson 90 milionë euro suedezin. Ditët në vijim pritet të nisin negociatat zyrtare mes dy klubeve, por në rast se Gyökeres vjen tek Arsenal, padyshim që do jetë goditja më e bujshme e verës.

The post Pasi prezantoi Zubimendi-n, Arsenal ka gati transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje appeared first on Telesport.