Pasi i shkaktoi humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 në “Emirates”, sfidë e vlefshme për në Champions League, Arsenal është vënë seriozisht në ndjekje të yllit të madh të Bayern Munich, Michael Olise.
Sipas “TEAMtalk”, drejtori sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, ka nisur nga puna për të sjellë në Londër një super yll si Michael Olise, për francezin do të sihte një rikthim në Angli, ku më parë ka veshur fanellën e Crystal Palace dhe të Reading.
Meqenëse lojtari është nën kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayern Munich nuk është i gatshëm ta lërë të shkojë, Arsenali po shqyrton të bëjë një ofertë që është shumë joshëse, që në total bashkë me bonuset shkon 120 milionë euro. Ndërsa për të bindur vetë anësorin francez, klubi londinez është i gatshëm t’i japë një rrogë të majme, rreth 300 mijë euro në javë, që do të thotë një nga futbollistët më të paguar.
The post Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich appeared first on Telesport.











