Pasi e goditën Thaçin, VV-ja tash i gjuhet edhe ish-ambasadorit që e kritikoi Specialen, Haxhiu: Vonë

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është sulur ambasadorit Robert Bosch pasi i njëjti e kritikoi Specialen.

Pasi e sulmuan Thaçin nëpërmjet zëdhënsit, Haxhiu tash e ka kritikuar ambasadorin për qëndrime me vonesë.

Postimi:

Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale.

Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik.

Shumë mirë, por me vonesë!