Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një hartë, në të cilën paraqitet përqindja e partive politike e marrë në zgjedhjet parlamentare në secilën komunë. Vetëvendosja e Kurtit, që aktualisht udhëheqë në vetëm katër komuna, sipas kësaj harte në 21 komuna ka dalë e para në zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Kurti në shkrimin e tij në Facebook, ka thënë se kjo hartë duhet të shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë.
“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë” – ka shkruar ai.