Pasardhësi i Casemiro debuton me Real Madrid, kushton 150 milionë euro

Real Madrid vuajti në fund jo pak ndaj CF Talavera, ku fitoi 2-3 në transfertë në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve në Kupën e Mbretit. Në minutat e fundit debutoi me ekipin madrilen Jorge Cestero Sancho, në vend të Dani Ceballos.

Trajneri i Real Madrid Castilla, Alvaro Arbeloa, është i bindur se Jorge Cestero Sancho do të jetë pasuesi ideal i Casemiro-s tek ekipi i parë madrilen.

“Për mua, Cestero është numri më i mirë 6 në Spanjë tani”, ka thënë Arbeloa. Ndërkohë, “Marca” raporton se Cestero ka finalizuar rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin, i cili në javët e fundit kishte përshpejtuar negociatat për të siguruar një lojtar me potencial spektakolar.

Sipas raportimit në fjalë, mesfushori premtues do të ketë një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, gjë që tregon qartë besimin e madh që klubi ka tek ai.

The post Pasardhësi i Casemiro debuton me Real Madrid, kushton 150 milionë euro appeared first on Telesport.