Pasaportat pa foto për gratë afgane, por jo për gratë e talebanëve

Talebanët ndaluan fotot e grave në pasaporta, por gratë e tyre udhëtojnë lirshëm nëpër botë.

Ish-zyrtarja e CIA-së, Sarah Adams, nisi fushatën “Gratë e Talebanit” dhe publikoi fotografi të grave të zyrtarëve të lartë të talebanëve të pasaportave të tyre diplomatike.

Adams tha se nëse grave afgane u ndalohet të kenë fotografi në dokumentet e tyre, atëherë gratë e liderëve talebanë nuk duhet të përjashtohen.

 

Ajo tregoi pasaportat e grave të diplomatëve talebanë në Rusi, Iran, Kazakistan dhe Pakistan.

Pas këtij skandali, autoriteti fetar njoftoi se gratë do të vendosin vetë nëse në dokumentet e tyre do të shfaqen fotografitë.

Në internet, kjo histori është quajtur një zbulim i qartë i hipokrizisë së regjimit.