Pas Wirtz dhe Ekitike, një tjetër yll i madh do largohet nga Bundesliga për 110 milionë euro

Nëse vetë ekipet e Bundesligës nuk kanë bërë ende blerje të bujshme deri tani në këtë merkato, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shitjet e bujshme të yjeve që shkëlqyen gjatë sezonit të kaluar.

Vetëm Liverpool ka shpenzuar mbi 200 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Bundesligës, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike. Ndërkohë që një tjetër emër i njohur për përgatitet për largimin nga Bundesliga, bëhet fjalë për Xavi Simons.

Holandezi ka vendosur të largohet nga Leipzig, duke qenë se ky klub nuk do luajë dot në Kupat e Europës për sezonin e ri dhe kjo është një arsye madhore për 22-vjeçarin për t’u larguar.

Klubi gjerman ka vendosur një çmim prej 110 milionë eurosh për të lënë lojtarin e talentuar të largohet, i cili ka ngjallur interesin e disa ekipeve të rëndësishme në Evropë dhe në ligën arabe.

Ndër ekipet kryesore për të nënshkruar me Simons është Chelsea, e cila po kërkon të forcojë mesfushën e saj me një lojtar të ri dhe të talentuar. Klubet arabe si Al-Ahli dhe Al-Hilal janë bashkuar gjithashtu në garë për lojtarin, duke ofruar kushte financiare shumë tërheqëse.

The post Pas Wirtz dhe Ekitike, një tjetër yll i madh do largohet nga Bundesliga për 110 milionë euro appeared first on Telesport.