Qytetarët e Prishtinës tashmë mund të parkojnë lirshëm në kryeqytet, pa frikën e bllokimit apo gjobitjes nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.
Kjo pasi Gjykata Supreme ka marrë vendim për pezullimin e rregullores që rregullon funksionimin e kësaj ndërmarrjeje publike.
“Shpresojmë që Rregullorja e re të miratohet sa më shpejt dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të ndërmarrjes, zbatimit të Planit të Punës dhe rivendosjes së funksionalitetit të saj. Kërkesat e qytetarëve janë në rritje dhe kjo situatë po dëshmon më shumë se kurrë vlerën e këtij shërbimi”, më tej.
Pavarësisht mungesës së një afati ligjor për përfundimin e rregullores së re, ekspertët vlerësojnë se është urgjente që Komuna e Prishtinës të veprojë.
“Nuk ka ndonjë afat të përcaktuar ligjor për miratimin e rregullores, mirëpo për shkak të natyrës urgjente, Komuna e Prishtinës duhet të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përshkallëzimin e problemeve”, ka deklaruar Ema Pula, hulumtuese në Institutin GLPS.
Televizioni ka kontaktuar edhe me Komunën e Prishtinës për të mësuar më shumë rreth ecurisë së procedurave.
Nga komuna kanë konfirmuar se grupi punues është duke përgatitur draftin e rregullores, i cili pritet të procedohet së shpejti për miratim.
The post Pas vendimit të Supremes, “Prishtina Parking” në krizë – i ulen të hyrat për 70 për qind appeared first on Kosovapost.net.