Pas suksesit të dyfishtë ndaj Chelsea-t, PSG rigjen fitoren dhe kreun në Ligue 1 (video)

Pas fitores edhe në ndeshjen e kthimit në mesjavë ndaj Chelsea-t në Champions League, ku siguroi biletën për në çerekfinale, PSG është rikthyer te fitorja edhe në Ligue 1, ku vinte pas humbjes 1-3 javën e kaluar ndaj Monaco.

Parizienët kanë fituar 0-4 në transfertën ndaj Nice, e vlefshme për javën e 27-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku Nuno Mendes u tregua i saktë nga 11-metrat, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari dhe ndërhyrjes së VAR. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për PSG-në.

Kryeqytetasit e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë në minutën e 49-të me Desire Doue, pas asistit të Nuno Mendes. Nga minuta e 61-të, Nice mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Youssouf Ndayishimiye, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 81-të, i sapo futuri në fushë Dro Fernandez gjen golin e tretë, pas asistit të Dembele. Në minutën e 85-të, W. Zaire-Emery shënoi golin e 4-të pas një asisti të Beraldo dhe vulos fitoren 0-4 për PSG-në. Pas kësja fitoreje, PSG rikthehet në krye të renditjes me 60 pikë, një pikë më shumë se Lens i vendit të dytë. Nice mbetet në rrezik, pasi renditet në vendin e 15-të.

SHIKOGOLAT

The post Pas suksesit të dyfishtë ndaj Chelsea-t, PSG rigjen fitoren dhe kreun në Ligue 1 (video) appeared first on Telesport.