Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Pas Spanjës dhe Gjermanisë edhe Franca ka  shpërndarë  dyzet ton ndihma humanitare  nga ajri  në Gaza për të ndihmuar banorët  të cilët po përballen me një uri të madhe, njoftoi Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot.

Duke folur për radion franceze Franceinfo, ai theksoi shkallën e krizës humanitare në enklavën palestineze.

“Nuk ka mbetur asnjë minutë për të humbur”, tha Barrot.

Diplomati më i lartë i Francës pranoi se kjo ndihmë ishte “e pamjaftueshme” për të përmbushur nevojat e popullsisë.  Barrot kishte përmendur “katër fluturime që transportonin nga 10 ton ushqim secili”, duke nënkuptuar se do të kryheshin katër rotacione.

The post Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza appeared first on Kosovapost.net.