Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci e ka dorëzuar detyrën e tij si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Peci ka bërë të ditur se këtë detyrë e ka dorëzuar tek Imri Demelezi, i cili deri më tani ka qenë zëvendësministër, shkruan Demokracia.com.
Pas një vargu skandalesh, hetimesh dhe dyshimesh të shumta që kanë shoqëruar mandatin e tij, Faton Peci u largua nga Ministria pasi mori detyrën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut. Megjithë akuzat dhe hetimet që rëndonin mbi të, ai nuk kishte dhënë dorëheqje nga posti ministror deri në momentin kur u zgjodh në funksionin e ri.
Skandalet dhe dyshimet kryesore gjatë mandatit
Prokuroria Speciale kishte marrë në pyetje Faton Pecin rreth furnizimit dhe dhënies me qira të një fabrike për mbetjet nga produktet shtazore në Drenas, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje të procedurave ligjore.
Prokuroria ka bastisur zyra dhe po vazhdon hetimet lidhur me këtë çështje. Ky ka qenë një nga skandalet më të komentuar.
Ministria e Pecit është detyruar të publikojë emrat e përfituesve të granteve pas presionit të mediave dhe shoqërisë civile, për shkelje në publikimin e këtyre informacioneve, që ka qenë praktikë e paqartë deri atëherë, ku dolën se shumë bashpartiak të tij fituan grande e subvencione.
Më poshtë mund të lexoni vetëm disa nga artikujt që ka publikuar Demokracia.com lidhur me qeverisjen e Pecit gjatë kohës sa ishte në detyrë si ministër. /Demokracia.com/
Ministri Peci shkel ligjin, i hakmerret auditores që zbuloi “ilaçin e morrave”
Borxhe mbi borxhe: Ministria e Pecit bart miliona euro detyrime të papaguara për subvencione
Inspektorët e Pecit “mbyllën sytë”: Dy raste flagrante që zbulojnë dështimin në mbrojtjen e pyjeve
Anulohet konkursi për “njeriun e Pecit”- Kandidati nuk kaloi pragun minimal
DOKUMENT | Faton Peci ndërpreu memorandumet me OJQ-të pas akuzave për korrupsion
DOKUMENT | Faton Peci ndërpreu memorandumet me OJQ-të pas akuzave për korrupsion
Peci nuk e kishte kthyer telefonin e Ministrisë sa ishte këshilltar i Kujtim Shalës
Favorizimi Politik: Si i preferuari i Pecit sundoi pozitat e buxhetit deri te anulimi i KPMSHCK-së
Gërvalla e Peci nguten t’i avancojnë njerëzit e tyre në diplomaci, para përfundimit të mandatit











