Qeveria e Kosovës, përmes SHSKUK-ut, ka lënë klinikat në QKUK nën drejtimin e përkohshëm të ushtruarve për disa muaj, por tani po përpiqet të emërojë 16 drejtorë të plotë. Shume kritika janë ngritur në muajt e fundit për funksionimin e institucioneve me drejtues të përkohshëm, ndërsa tani synon që të rikthejë personelin me mandate të plotë dhe legjitim, shkruan Demokracia.com.
SHSKUK-ut ka hapë një konkurs publik për pozitat e drejtorëve të 16 klinikave në Qendrën Klinike Universitare.
Bordi i drejtorëve, i cili emërohet dhe shkarkohet nga Qeveria e Kosovës, ka vendosur të organizojë këtë konkurs tek tash, edhe pse klinikat kanë qenë nën drejtimin e ushtruarve që disa muaj.
Burime jo zyrtare tregojnë se Qeveria aktualisht në detyrë po tenton të bëjë këto emërime para se një qeveri e re të vijë dhe të ndryshojë Bordin aktual.
Konkursi është filluar më 19 Mars 2025 dhe do të qëndrojë i hapur deri më 19 Prill 2025.
Fillimisht, SHSKUK kishte planifikuar të linte kohë më shumë për aplikime, por më pas ka korrigjuar këtë vendim duke zvogëluar periudhën e garës nga 22 prilli, duke e konsideruar një gabim teknik.
Mandati i drejtorit do të jetë 4 vjeçar. /Demokracia.com/
Pozitat për drejtorë janë të hapura në këto klinika: