Ditën e djeshme, Atletico Madrid zyrtarizoi shitjen e Cono Gallagher te Tottenham për 40 milionë euro. Pas largimit të mesfushorit anglez, “Colchoneros” po shqyrtojnë disa emra për të gjetur zëvendësuesin perfekt të Gallagher.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid i është rikthyer një piste të vjetër që mban emrin e Ederson, brazilianit të Atalantës, të cilën Diego Simeone e ka ëkrkuar edhe më parë.
Duke qenë së Atalanta më parë kërkonte 60 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin brazilian, tani kërkon 40 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon pas një viti e gjysmë. Ditët në vijim pritet të ketë bisedime dhe negociata zyrtare mes palëve.
The post Pas shitjes së Gallagher, Atletico Madrid “godet” në Serie A. 40 milionë euro për yllin brazilian të mesfushës appeared first on Telesport.










