Pas samitit të djeshëm, Edi Rama sot zgjohet “me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të samitit të djeshëm të Komunitetit Politik Europian që solli në Tiranë liderët nga kontinenti.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar sot Rama.

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave europiane dje u pritën nga Rama si nikoqir.

Komuniteti Politik Europian i sivjetshëm u mblodh nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Temë kryesore e këtij samiti ishte siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës.