Pas reshjeve të mëdha atmosferike të shiut, kanë filluar të shfaqen edhe problemet.
Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, uji ka dalur në rrugën e asfaltuar, shkruan Jepi Zë.
Lagjet Latifi dhe Binaku, sot në mëngjes janë zgjuar me sasi të madhe të ujit në rrugë, ndërsa sipas banorëve kjo ka ardhur si pasojë e bartjes së drunjve dhe bllokimit të gypave.
Qytetarët kanë thënë se plani ka qenë të ndërtohen ura e jo gypa për zbrazjen e ujit.
Ndërsa si pasojë e bllokimit të këtyre gypave tani uji po del në rrugën e asfaltuar, më saktësisht pranë fabrikës së llokumave.