Pas Reguilon, Leo Messi kërkon edhe transferimin e dy yjeve të La Ligës

Inter Miami ka një projekt tejet ambicioz dhe për të arritur synimet, klubi i MLS pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos. Ditën e djeshme, Inter Miami zyrtarizoi transferimin e Sergio Reguilón si lojtar i lirë.

Ndërkohë, mediet spanjolle bëjnë me dije se Leo Messi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e dy yjeve të Atletico Madridit, Koke dhe Antoine Griezmann.

Të parit i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe mund të transferohet si lojtar i lirë. Të dytit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2027, por largimi i tij në fund të sezonit aktual duket i pashmangshëm. Francezi është shprehur edhe publikisht se një ditë do të luajë në MLS dhe ky moment duket se po afron.

The post Pas Reguilon, Leo Messi kërkon edhe transferimin e dy yjeve të La Ligës appeared first on Telesport.