Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini- Beqiri, ka njoftuar se i është lejuar votimi Gencit, pasiqë paraprakisht nuk ishte lejuar ta ushtronte një të drejtë të tillë.
Ajo kishtë deklaruar më herët se personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet votimi.
“Në lidhje me situatën sa i përket mos lejimit të Gencit për të votuar – pas reagimit tonë si familje, Gencit ju lejua te votoj, por i gjithë ky proces vazhdon të mbetet shumë shqetësues për neve”
Në postimin e mëhershëm, Hajdini-Beqiri kishte theksuar se sGencit i është mohuar e drejta për votë, anipse ai ka votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ato më 12 tetor.
The post “Pas reagimit tonë si familje, Gencit iu lejua votimi”, flet Hajdini-Beqiri appeared first on Klan Kosova.










