Pas Rashford, Barcelona synon një tjetër përforcim nga PL. Por, duhen rregulluar financat

Me ardhjen e Viktor Gyokeres, tek Arsenal nuk ka më vend për Gabriel Jesus. Braziliani, i cili aktualisht është i dëmtuar, por mendon për largimin nga londinezët.

“CaughtOffside” raporton se një nga klubet që interesohet për të siguruar shërbimet e Gabriel Jesus është edhe Barcelona. Stili i tij i lojës iu përshtatet shumë mirë katalanasve, të cilët e shohin ardhjen e Gabriel Jesus si një mundësi e mirë për të kompletuar repartin e sulmit për sezonin e ri.

Para se të tentojë transferimin e Gabriel Jesus, Barcelona duhet të bëjë disa shitje të rëndësishme për të qenë “ok” me rregullat financiare të La Ligës. Po ashtu është e nevojshme të bëjë shitje, për të siguruar hapësirën e nevojshme në klub për pagën e yllit brazilian. Tek Arsenal janë të hapur për shitjen direkt për Gabriel Jesus, ndërsa Barcelonës i intereson më shumë huazimi i tij.

Përveç Barcelonës, për Gabriel Jesus ka interes edhe nga ekipe të tjera të njohura si Milan, Neëcastle, apo dhe Tottenham.

The post Pas Rashford, Barcelona synon një tjetër përforcim nga PL. Por, duhen rregulluar financat appeared first on Telesport.