Pas Osmanit, Sorensen shkon në takim te Kurti

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit me të parën e shtetit, ai është pritur nga kryeministri, Albin Kurti.

Vizita e diplomatit danez që është e para, vjen si përpjekje e tij për të rifilluar dialogun mes dyja vendeve, e që ka ngecur që disa muaj.

Pas takimeve me Osmanin e Kurtin, Sorensen do të ketë takim dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.