Pas një sëmundje të rëndë ndërron jetë vogëlushi Uzeidi Sfishta

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur sot vogëlushi 14 muajsh nga Podujeva, Uzeidi Sfishta.

Vogëlushi nga Podujeva, kishte qenë që një kohë duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Turqisë, pas një sëmundje të rëndë që e kishte kapluar.

Ai do të varroset nesër, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Podujevës.

Disa ditë më parë nga një sëmundje e rëndë kishte ndërruar jetë edhe vogëlushi Unik Statovci i cili po qëndronte për shërim në spitalin Tirsova të Beogradit.

Ai ishte diagnostifikuar me një infeksion viral në mushkëri.