Pas një muaji e gjysmë riaktivizohet faqja në ‘facebook’ e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

Faqja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është riaktivizuar pas një muaji e gjysmë, si rezultat i rikthimit në funksion të Qeverisë amerikane.

Në faqen e ambasadës sot është shpërndarë një postim i Departamentit Amerikan të Shtetit që i kushtohet ushtrisë amerikane.

Me datën 1 nëntor, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kishte njoftuar për pushim të përkohshëm të aktivitetit në rrejte sociale për shkak të mbylljes së Qeverisë amerikane./GazetaExpress/