Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’, Lumbardh Salihu, vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria e tij me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi përmes disa postimeve, ai ka bërë të ditur se është rikthyer tek ajo që e quan “dashuria e vjetër” Vjena, qyteti ku kishte jetuar për shumë vite.
Kthimi në këtë vend duket se e ka emocionuar pa fund Salihun, shkruan “Kosovarja”.
Ende nuk dihet nëse Lumbardhi ka vendosur të qëndrojë dhe të punojë sërish në Austri, apo nëse bëhet fjalë për një vizitë të shkurtër.