Fifi ka reaguar publikisht ndaj një ndjekëseje që i kishte dërguar mesazhe të rënda dhe fyese lidhur me Eglin.
Në një postim në “Instagram Story”, Fifi publikoi screenshot-in e bisedës, ku shihet një gjuhë tejet banale dhe ofenduese nga ndjekësja, ndërsa ajo ia kthen me ironi duke e quajtur “klienti i radhës i Active Baby Diapers”.
Ky reagim i Fifit vjen vetëm dy ditë pasi u raportua se marrëdhënia mes saj dhe Eglit është krisur plotësisht, duke hequr njëra-tjetrën nga Instagrami dhe duke ndërprerë çdo kontakt.
Në këtë mënyrë, artistja duket se po i dërgon një mesazh të qartë ndjekësve se nuk do të tolerojë gjuhë urrejtjeje dhe ofendime, pavarësisht tensioneve që mund të ketë pas krahëve me Eglin.