Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Autoritetet letoneze ia ndaluan aeroplanit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”.
Ndryshe, autoritetet lituaneze më parë e ndaluan fluturimin për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.
Edhe kryeministrit sllovak Robert Fico iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani, të gjitha me qëllim që ta pengonin të merrte pjesë në 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.
Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 9 maj.