Pas largimit të Stefano Piolit, pas sezonit të fundit të dështuar, Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al-Nassr. Është pikërisht Cristiano Ronaldo që ka propozuar emrin e trajnerit portugez dhe drejtuesit e klubit nuk kanë si të dalin kundër tij.
Me kontratën e re të rinovuar me Al-Nassr, Cristiano Ronaldo përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do të ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e klubit.
Në këtë situatë, Ronaldo ka zgjedhur pikërisht Jorge Jesus si trajnerin e ri. Portugezi 70-vjeçar ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar shumë klube të njohura. Aventura e tij e fundit ka qenë pikërisht te rivali kryesor i Al-Nassr, tek Al-Hilal, ku u largua pak kohë më parë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë, pas kampionit në fuqi Al-Ittihad dhe para Al-Nassr, që e mbylli në vendin e tretë. Në krye të Al-Hilal, Jorge Jesus fitoi 5 trofe për 2 sezone.
Zyrtarizimi i Jorge Jesus në krye të stolit të Al-Nassr pritet të ndodhë javën që vjen, pasi me ndërmjetësimin e Cristiano Ronaldo-s, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt.
The post Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr appeared first on Telesport.