Jennifer Lopez duket se ka mbaruar së provuari fatin e saj me martesën.
Gjatë një pushimi të shkurt në turneun e saj Up All Night , artistja 55-vjeçare iu përgjigj një audience që mbante lart një pankartë ku shkruhej: ‘JLo, do të martohesh me mua?’, transmeton Indeksonline.
Pasi e lexoi shënimin me zë të lartë me mikrofon, ajo u përgjigj: “Mendoj se e mbarova këtë. Po, e provova disa herë”, ndërsa tundte kokën.
Lopez kishte katër martesa, e fundit nga e cila është ringjallur romanca e saj me Ben Affleck , 52 vjeç.
Lopez u martua për herë të parë me producentin Ojani Noa, në vitin 1997.