Nuk janë të pakta rastet kur qentë endacak jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës, vazhdojnë të paraqesin rrezik për të gjithë qytetarët.
Hiç më larg se dje, IndeksOnline ka raportuar se si një 9 vjeçare, në rrugën “Sylejman Vokshi”, është kafshuar nga qentë endacakë.
E përkitazi, me këtë temë ka reaguar sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se komuna që ai udhëheq ka shpenzuar më së shumti në trajtimin dhe se ka respektuar përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve.
Ahmeti ka kritikuar qeverinë që ndonëse ka kaluar këtë ligj ende nuk i ka ndarë 1.3 milionë e premtuara.
Statusi i tij i plotë:
Ka më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror per qentë endacak. Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çështje.
Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë.
Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?
Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.
E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë.
Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv.
Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina. Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në esktremin tjetër.