Pas Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër portugez tek Al-Nassr

Pas transferimit të Joao Felix, Al-Nassr e shtyrë drejtpërdrejt nga Cristiano Ronaldo po tenton transferimin e një tjetër ylli të madh portugez. “A Bola” raporton se klubi saudit po kërkon me ngulm transferimin e Bruno Fernandes. Nuk është hera e parë që për mesfushorin portugez të Manchester United ka interes nga klubet arabe, por herët e tjerë janë refuzuar nga vetë lojtari.

Situata mund të ndryshojë këtë herë, duke qenë se në lojë është vetë Cristiano Ronaldo. Sipas raportimit në fjalë, Al-Nassr po përgatit një ofertë që nuk mund të refuzohet dot nga Man. United, gjithashtu dhe një pagë bindëse për lojtarin, përveç bonuseve të shumta.

Plani i klubit saudit është i qartë: të formojë një një ekip konkurrues me yje të afirmuar, dhe Bruno Fernandes është një nga lojtarët kryesorë që ata duan të shtojnë në projektin e tyre ambicioz.

Në stol është Jorge Jesús, i cili tashmë e njeh mirë Brunon nga koha e tij në futbollin portugez. Trajneri portugez gjithashtu ka qenë i rëndësishëm në bindjen e Joao Félix, përveç insistimit të Ronaldos, dhe tani Jorge Jesus dëshiron ta përsërisë lëvizjen me mesfushorin e United. Të bashkosh tre ikona portugeze në të njëjtën skuadër nuk do të ishte vetëm një sukses sportiv, por edhe një ndikim global në media dhe në marketingun e klubit.

Bruno, për momentin, nuk ka marrë një vendim. Ai është i përqendruar te klubi i tij, ku ende ka një kontratë dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, këmbëngulja e Al-Nassr dhe projekti që po ndërtojnë mund ta bindë Bruno Fernandes të ndryshojë mendim.

The post Pas Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër portugez tek Al-Nassr appeared first on Telesport.