Pas humbjes nga Bilbao, Koeman kritikon gabimet në mbrojtje, flet edhe për Messin

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka reaguar pas humbjes që i shkaktoi Athletic Bilbao në finale të Superkupës së Spanjës.

Barcelona avancoi me dy gola të Antoine Griezmann, por që pastaj Athletic Bilbao u rikthye në lojë për të ngritur trofeun, baskët u rikthyen me golat e De Marcos, Villalibre dhe Williams.

Ronald Koeman nuk u shpreh i kënaqur me fazën defansive, por deklaroi se kjo është vetëm një ndeshje, dhe Barça do të përmirësohet.

“Nuk është një hap prapa. Fitimi i një titulli është i mirë për ju, por është vetëm një ndeshje, është Supercopa de Espana, dhe ne jemi në rrugën e duhur si skuadër”, tha ai.

Sipas Koeman, Barcelona është ende në tranzicion.

“Duhet ta analizojmë ndeshjen, është e vështirë. Ne jemi të zhgënjyer, sepse kemi dashur të fitojmë këtë ndeshje, por kjo nuk do të thotë që në nuk jemi në rrugën e duhur, sepse po përmirësohemi. Madje edhe sot ne e kemi bërë”, tha holandezi.

“Leo pas kaq shumë vitesh në këtë divizion e di kur është në gjendje të luaj dhe kur nuk është. Ai zhvilloi paraqitje mahnitëse dhe ka bërë maksimumin që mund të bëhej”, përfundoi Ronald Koeman.

Related Posts