Humbja e fundit e Real Madridit 1-0 ndaj Liverpool-it në “Anfield”, nxorri në pah dhe njëherë problemin që kanë “Los Blancos” në mesin e fushës.
Real Madridi ka lojtarë të nivelit të lartë në mefushë si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Dani Ceballos, Federico Valverde dhe Arda Güler, por asnjëri prej tyre nuk e përmbush rolin e një organizatori në mesfushë.
Për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një mesfushori qëndror brenda merkatos së janarit.
Emrat e preferuar nga Alonso janë si: Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Adam Wharton dhe Vitinha. Tani është në dorën e drejtuesve të “Los Blancos”, për të parë cilin prej tyre mund të transferojnë.
The post Pas humbjes ndaj Liverpool, Xabi Alonso kërkon një transferim urgjent nga drejtuesit e Real Madridit appeared first on Telesport.











