Pas një deputeti, edhe një anëtar i Kryesisë së Partisë Guxo ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda subjektit.
Kujtim Hajdaj, anëtar i Kryesisë së partisë, ka thënë të martën në një njoftim në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Guxo-s.
Hajdaj ka njoftuar se qenë edhe koordinator i Guxo jashtë Kosovës.
Dorëheqjen e tij ai e ka ndërlidhur me zhvillimet e fundit në vend. Hajdaj ka thënë se e ka ndërmarrë këtë hap duke qenë se ka dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmanit, si dhe ka përmendur siç ka shkruar ai “disa rrethana në raporti me udhëheqjen e partisë.
“Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si kordinator i saj jashtë Kosove”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Hajdaj ka thënë se do t’i mbaj kujtimet e mira me bashkëpunëtorët e drejtë.










