Ditën e djeshme, Arsenal zyrtarizoi transferimin e Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbon për 73.5 milionë euro në total, bashkë me bonuset. Por, klub londinez nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Objektivi i radhës i “Topçinjve” Eberechi Eze, 27-vjeçari i Crystal Palace, i cili luan si mesfushor sulmues dhe anësor në sulm dhe sezonin e aluar ka qenë fantastik.
“The Independent” raporton se vetë lojtari është shumë i lumtur për interesimin e Arsenal dhe është pro transferimit. Madje, palët kanë arritur dhe marrëveshjen për kushtet personale. Tani vjen pjesa më e vështirë, ku duhet bindur Crystal Palace, e cila i ka vendosur lojtarit një klauzolë largimi prej 68 milionë eurosh, por marrëveshja me Arsenalin mund të mbyllet për 60 milionë euro.
Eberechi Eze, i cili sezonin e kaluar shënoi edhe 14 gola dhe dha 11 asiste, duke si lojtari perfekt për skemën që përdor Mikel Arteta. Trajneri i “Topçinjve” pranoi se merkato e tyre nuk do mbyllet me ardhjen e Gyokeres, duke paralajmëruar kështu edhe transferime të tjera. Një nga këto transferime do jetë edhe ai i Eberechi Eze nga Crystal Palace.
The post Pas Gyokeres, Arsenal kërkon një tjetër super transferim. 60 milionë euro për yllin e Premier League appeared first on Telesport.