Pasi Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, Pep Guardiola pranoi se gjigantët e La Ligës janë pretendentët për të fituar turneun – por ata nuk janë vetëm.
“Sigurisht, Madridi është një pretendent, patjetër”, deklaroi trajneri spanjoll pas përfundimit të ndeshjes.
“Por, ka skuadra të tjera të mira përreth. Do të jetë një sezon interesant i Ligës së Kampionëve”.
“Madridi është gjithmonë favorit për këtë trofe. Ka skuadra të tjera që po bëjnë një sezon shumë të mirë, por Madridi është gjithmonë favorit”.
“Por ka edhe ekipe të tjera që po luajnë shumë mirë dhe që mund t’u shkaktojnë atyre probleme”.
“Liverpooli po kalon një sezon vërtet të mirë deri më tani, Barcelona është e mrekullueshme, Paris Saint-Germain, me mikun tim Luis Enrique në krye, janë në marshim”.
“Por padyshim, Madridi është favorit”, potencoi më tej Guardiola.