Pas eliminimit nga Champions, nis puna për sezonin e ri. Inter mendon që tani për merkaton, përforcimi i parë do të jetë në mbrojtje

Pas eliminimit nga Champions League nga Bodo/Glimt, ku norvegjezët fituan me shifrat e përgjithshme 5-2 në të dy takimet, Inter ka filluar të mendojë dhe veprojë që tani për ekipin e sezonit të ardhshëm.

Një nga repartet që ka patjetër nevojë për përmirësim është mbrojtja. Nicolo Schira zbulon se një nga emrat kryesor që po ndjekin drejtuesit zikaltër është qendërmbrojtësi i Udinese, Oumar Solet. Në dy ndeshjet e Udinese ndaj Torino dhe Sassuolo, përfaqësuesit zikaltër kanë ndjekur perfomancën e francezit dhe mesa duket janë bindur plotësisht për aftësitë e tij.

Përveç Soulet, Inter do të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku pritet të ketë disa largime, kryesisht të veteranëve si Acerbi, De Vrij, Sommer, Mkhitaryan etj, ndaj lin nevoja për nënshkrime të reja.

The post Pas eliminimit nga Champions, nis puna për sezonin e ri. Inter mendon që tani për merkaton, përforcimi i parë do të jetë në mbrojtje appeared first on Telesport.