Pas e thelloi në 19 miliardë euro, Kurti tani zotohet për “zvogëlimin e deficitit tregtar”

Nga tubimi elektoral i radhës në Prizren, kryeministri Albin Kurti u zotua mes tjerash për ‘zvogëlim të deficit tregtar’nëpërmjet investimit të një miliard eurove në prodhimtari.

“Një milliard euro edhe për prodhimtari për ta mbështetur kreditimin për investime të mëdha e të mesme, për shkak se duhet të prodhojmë sa më shumë e deficitin tregtar ta zvogëlojmë sa më shumë.” – tha Kurti.

Megjithatë, deficiti tregtar kumulativ i Kosovës në katër vitet e fundit nuk përbën thjesht një statistikë – qëndron si përgenjështures i suksesit të shumëtrumbetuar nga kreu i qeverisë duke arritur vlerën e 19 miliardë eurove.