Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje doli në përkrahje të kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të PDK-së, tani njëjtë ka vepruar edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestor Veseli, ka shkruar se PDK-ja fuqizohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit, duke ndërtuar mbi përvojën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.
Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij, duke shprehur besim në profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tij vizionare në proceset që e presin.
Edhe djali i Thaçit, Endrit Thaçi, dje e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.
Ai e ka cilësuar Hamzën si një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen PDK-së dhe Kosovës.













