Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale. Kjo u konfirmua nga prokurori i rastit, Admir Shala.
Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputeti Faton Peci pas intervistimit pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në lidhje me kontratën e dyshimt 60-milionëshe për mbetjet shtazore, është liruar në Procedurë të rregullt.
Pecit nuk është shqiptuar ndonjë masë ndalimi, por rasti do të vazhdoj, ‘në procedurë të rregullt’.
“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”.
Që nga orët e mëngjesit sot janë bastisën zyret e Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencia e Veterinarisë dhe kompaninë që e ka fituar tenderin ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’.
Deri me tani kanë folur të gjitha institucionet të përfshira në këtë rast.
Vetëm ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecili, i cili e ka nënshkruar këtë kontratë, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë, për media.
Madje, ministri në fjalë sot u është shmangur edhe gazetarëve.
Ndonëse Peci flet para gazetarëve për çdo përpjekje të deputetëve për konstituimin e Kuvendit, ai sot ka zgjedhur hyrjen dytësore të Kuvendit për t`u mos u përballur me gazetarët.
Ndryshe nga Peci, para gazetarëve ka folur Prokurori Admir Shala, duke dhënë detaje të reja në lidhje me bastisjes e sotme.
Ai ka bërë me dije se përveç ministrisë së Bujqësisë janë duke u bastisur edhe tri institucione tjera.
E konfirmon Prokuroria Speciale: Peci po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, ka deklaruar ai.
Për rastin ka folur edhe deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu, e cila është edhe ministre në detyrë e drejtësisë.
Ajo e ka lavdëruar punën e Faton Pecit në ministrinë Bujqësisë, duke thënë se “nuk ka asgjë për të fshehur”, pas bastisjes nga Prokuroria Speciale në këtë institucion.
“Unë jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ministrinë e Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu, nuk ka pasur ndërhyrje, ne kemi pasur rastin të diskutojmë para disa ditëve dhe sot, ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur këtë plan për ta dëmtuar ministrin Peci dhe Qeverinë Kurti. Pra nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka ndërhyrje dhe do të jetë kurdo që të ftohet nga institucionet”, ka thënë ajo.
Me një komunikatë për rastin ka dalë e ministria që e drejton Faton Peci.
Kjo ministri ka bërë me dije se që nga fillimi ka qenë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, është thënë në komunikatë