Pas deklaratave të Grenellit, presidentja Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, në një reagim të saj.

Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.

The post Pas deklaratave të Grenellit, presidentja Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë appeared first on Kosovapost.net.