Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli tërheq përfaqësuesit diplomatikë nga Turqia

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka deklaruar se do të rishikojnë marrëdhëniet me Turqinë, pas deklaratave të fundit.

Cohen ka urdhëruar madje kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në Turqi, transmeton Klankosova.tv.

“Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të bërë një rivlerësim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë”, shkroi Cohen.

Përndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, të shtunën u bëri thirrje turqve të marrin pjesë në “Tubimin e Palestinës” që do të mbahet në aeroportin Ataturk të Stambollit, aktualisht i papërdorur.

Ai i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë menjëherë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve në Gaza pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet në territorin palestinez.

Related Posts