Pas darkës, Gjesti i kërkon falje familjes së Egli Takos

Gjesti dhe Egli Tako i sqaruan të gjitha në darkën e tyre të organizuar nga Vëllai i Madh.

Ata kanë folur për raportin e tyre dhe për çdo gjë tjetër, për të cilën mund të jenë keqkuptuar.

Të njëjtit kanë kërkuar edhe falje, duke thënë që asgjë nuk është bërë me qëllim.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas përfundimit të darkës, banori nga Kosova u rikthye brenda për t’i kërkuar falje familjes së Eglit.

“Përshëndes familjen e Eglit, e shfrytëzoj rastin. I kërkoj shumë falje për çdo gjë që ka ndodhur. Kur të dalim jashtë shpresoj që keni me më lënë me bisedu”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Ju përshëndes të gjithëve, publik i gjerë kudo që jeni anë e mbanë botës. Më falni shumë për çdo gjë”.

Gjesti ia kë bërë me dije se mes tyre nuk do të ketë vazhdim as jashtë mureve të shtëpisë.