Pas Dani Carvajal, një tjetër mbrojtës del kundër Arbeloa: Meritoj më shumë protagonizëm

Edhe pse ka pak kohë në krye të stolit të Real Madridit, ku mendohet se do të qëndrojë deri në fund të sezonit, pakënaqësitë ndaj Alvaro Arbeloa janë të shumta që tani.

Pas Dani Carvajal, i cili thuhet se nuk ka më komunikim me Arbeloa-n, një tjetër mbrojtës është i pakënaqur me trajnerin madrilen. “SPORT” zbulon se David Alaba meriton më shumë protagonizëm dhe kërkon më shumë minuta në fushë, pavarësisht se kontrata e tij i skadon në fund të këtij sezoni dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet si lojtar i lirë.

Po ashtu mësohet se ka dhe lojtarë të tjerë të pakënaqur me Arbeloa-n, por deri tani dihen publikisht vetëm Alaba dhe Carvajal. Me apo pa Arbeloa-n në krye të stolit për sezonin e ri, të dy lojtarët në fjalë do të largohen në verë nga “Los Blancos”.

The post Pas Dani Carvajal, një tjetër mbrojtës del kundër Arbeloa: Meritoj më shumë protagonizëm appeared first on Telesport.