Pas Calhanoglu, Inter i bën dalje dhe një tjetër titullari të sezonit të kaluar

Jo vetëm Hakan Calhanoglu, por edhe një tjetër titullar i sezonit të fundit mund të largohet këtë merkato nga Inter. Bëhet fjalë për Francesco Acerbi-n. Mbrojtësi veteran, i cili vetëm disa muaj më parë u bë hero, duke shënuar një gol vendimtar kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League, ka humbur rëndësinë e tij tek zikaltrit.

Po ashtu forma jo e mirë fizike e mbojtësit italian, është një shtysë e madhe për t’u larguar në këtë moment nga Inter. Sipas “MundoDeportivo”, në moshën 37 vjeçare dhe duke vuajtur nga probleme fizike që kanë penguar performancën e tij, klubi zikaltër po shqyrton aktivizimin e një klauzole për të ndërprerë kontratën e Acerbi-t para kohe.

Në anën tjetër, Cristian Chivu është i vendosur për të rinovuar mbrojtjen dhe duket se i beson më shumë Stefan De Vrij si dhe ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Parmës, Giovanni Leoni, ndaj për Acerbi-n duket se nuk ka më vend dhe ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Një ribashkim i mundshëm me Inzaghin, tani trajner i Al Hilal, duket në horizont, ku mbrojtësi italian mund të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

The post Pas Calhanoglu, Inter i bën dalje dhe një tjetër titullari të sezonit të kaluar appeared first on Telesport.