Pas Bashës, a do ta votojë PDK-ja edhe Kurtin për kryeministër?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti nuk e ka votë nga PDK-ja për kryeministër.

Në lidhje me këtë, Krasniqi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se një gjë e tillë as nuk diskutohet.

“Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje që i ke 61 vota. A ka më e çuditshme se me thënë “unë i kam votat për kryeministër, por s’i kam votat kryetar Kuvendi, kjo s’ka ndodhur asnjëherë”

Por, në pyetjen se a ka votë nga PDK-ja për kryeministër, a u shpreh se kjo s’mund të ndodh në asnjë mënyrë.

“Jo në asnjë mënyrë, ajo është punë që as që diskutohet. Do të thotë ka votë kundër”, u shpreh tutje ai.