Rimblidhen online grupet e burrave të frustruar që ngacmojnë e shfrytëzojnë gratë.
Një vit pasi Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshtica, si krijues dhe menaxhues i grupit “Albkings”, dhe shpalli në kërkim Edvin Nevzati, i cili dyshohet se është arratisur në Serbi, duket se fenomeni nuk është ndalur, raporton Klan Kosova.
Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”, anëtarët e këtyre rrjeteve vepronin fillimisht në Telegram. Por pas goditjes nga drejtësia, aktiviteti i tyre është zhvendosur në një tjetër platformë sociale, Discord, ku tashmë po vazhdojnë me të njëjtat praktika abuzive.
Të emërtuara “Albania Chat Official” dhe “Alb Porn”, këto dy grupe po funksionojnë si hapësira virtuale ku qindra e mijëra burra shpërndajnë materiale intime të vajzave dhe grave, pa pëlqimin e tyre, duke i ekspozuar, poshtëruar dhe dëmtuar publikisht.
Pamjet janë vulgare dhe të rënda, por kjo i jep “kënaqësi” rreth 60 mijë anëtarëve të dyja grupeve.
Anëtarët e këtyre grupeve kontribuojnë vazhdimisht aty duke postuar video që denigrojnë gratë me qëllim që ato të paraqiten në masë si të pamoralshme.
Shpërndarjet e kontakteve të numrave të telefonit janë prezentë kudo në biseda.
Por jo vetëm vajzave aty ju shpërndahen edhe llogaritë në rrjetet sociale në mënyrë që të kontaktohen nga personat e interesuar.
Albania Chat Official është komuniteti më i madh aty janë 55 mijë burra shqiptar që kënaqen nga videot denigruese të grave e numri nga qasti në qastë vetëm sa rritet.
Ky grup është i përbërë nga 6 botë që duket se janë menaxhues të grupit. Nën emrat Carl,Disboard, greed, Mee6,ComunityOne e data e krijimit nuk është publike.
Në grupin tjetër më të vogël të quajtur Alb Porn janë 11 mijë antarë e të cilët veprojnë nën dy menagjerët e tij të quajtur Kameleoni dhe Adminiktu, që janë pjesë e grupit më 11 dhe 16 janar.
Kërkesa për gra është e madhe, ato aty kërkohen nga secili qytetet. Kërkesa e biseda ka të shumta, por kanë një qëllim, atë e shpreh një anëtarë tjetër i grupit, pasi disa tjerë kishin konflikte verbale.
Pamjet e grave të zhveshura të cilat iu ranë në duar të tyre dyshimet janë që janë duke u përdorur për shantazhim të tyre në këmbim të parave.
Këto pamje që pa autorizimin e tyre po keqpërdoren janë shkelje ligjore dhe me pasoja për ata që postojnë.
Kjo ngase shumë prej grave po iu bëhet gjyqi publik në këto grupe.
Këta duke qenë të vetëdijshëm për shkeljet ligjore kanë vendosur të përdorin aplikacione ku nuk zbulojnë vetën dhe veprojnë në mënyrë anonime.
Brenda grupit hapur publikohen edhe pamje se si konsumohen lëndë të ndryshme narkotike.
Discord është një platformë komunikimi online që lejon krijimin e serverëve ku përdoruesit mund të komunikojnë përmes mesazheve tekst, thirrjeve zanore video-thirrjeve.
Përdoret nga komunitete teknologjie aktivistë biznese studentë grupe interesi të ndryshme dhe fatkeqësisht, edhe nga grupe kriminale
Discord nuk është plotësisht anonim, por ofron një nivel të lartë privatësie.
Regjistrimi bëhet vetëm me email dhe përdoruesit përdorin “username” dhe jo emër real.
Nuk kërkohet verifikim identiteti IP-ja dhe të dhënat teknike ruhen nga platforma, por nuk janë publike.
Pra për publikun është anonim ndërsa për autoritetet shtetërore jo plotësisht anonim, ngase munde të kenë qasje nëse ka kërkesë ligjore për këtë gjë.
Grupe të tilla janë duke vepruar ende edhe në Telegram ngjashëm sikur grupi i famshëm Alb Kings por tani janë në Discord si platformë të re, ngase duket se iu është prishur foleja vjetër me mbylljen e Alb Kings.









