Pas 20 ore lokalizohen zjarret në Karaqë të Vushtrrisë

Gjatë ditës së djeshme Kodra e Kuqe mbi fshatin Karaqë të Vushtrrisë kishte marrë flakë.

Zjarrfikësve u janë dashur 20 orë për të lokalizuar zjarret, njofton Klan Kosova

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili dënoi ashpër dorën që shkaktoi këtë zjarr – pasi sipas tij janë zjarre të qëllimshme.

“Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë gjithë natës ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në punë, këto zjarre janë të shkaktuara nga një dorë kriminale dhe janë zjarre të qëllimshme. Mund të konfirmoj se Policia ka hap dy raste dhe lus qytetarët të na ndihmojnë në zbardhjen e personave që po i shkaktojnë këto zjarre”.

“Kanë qenë dy ekipe të zjarrfikësve dhe mund të them se janë të dërmuar nga puna. Sot pas 20 ore kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin – por mund të them që ka qenë një punë shumë e vështirë”.

“Do të dënoj ashpër kushdo që i po i shkakton këto zjarre edhe nëse është puna e fundit që bëj si kryetar i Vushtrrisë”, deklaroi Tahiri.