Partitë ish-opozitare dominojnë hartën, fitojnë shumicën e komunave

Subjektet politike kosovare opozitare përkundër një ngritjeje të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale megjithatë si tërësi politike kanë pushtet lokal në shumicën e tyre pavarësisht presionit nga qendra, transmeton Gazeta Metro.

Fitoret e kandidatëve të partive politike që konsiderohen opozitare ende pavarësisht krizës institucionale – fitoret në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Pejë mes tjerash i vë ato si fitues kolektiv të garës politike.

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) ka ruajtur 5 komunat e saja, siç bëri NISMA Socialdemokrate.

Koalicioni mes dy partive kryesore ish-opozitare Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka funksionuar në masë të  kënaqshme në konsideratë me ballafaqimin me presionin e qendrës

Vetëvendosja në krahasim me mobilizimin e madh nga qendra ka arritur të shkëputë Mitrovicën e Jugut, Fushë Kosovën, Obiliqin pas balotazhit duke e çuar në 7 komuna pushtetin.

Narrativi polarizues  i fushatës shkonte deri në shovinizëm ishte parë e dëgjuar nga Vetëvendosja që akuzonte deri akuza për ndërtim rrugësh për serbë dhe bashkëpunim me Listën Serbe.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po bënte fushatë gati 24 orë duke lënë në hije kandidatët e tij me këtë agjendë nacionale të tij edhe duke i dëmtuar ata si rrjedhojë sipas vëzhguesve e komentatorëve politik.

Koalicionet politike lokale mes partive demonizoheshin me hipokrizi nga VV pavarësisht se ofronin partneritet pikërisht partive të njejta si në nivel lokal dhe qendror.

Pavarësisht kësaj LDK qeveris në 7 komuna, PDK në gjashtë (pa Drenasin), AAK në 5 komuna, ndërsa VV në 7.

Vlen të përmendet se gogoli e arma me të cilën sulmonte aparatura propaganduese e VV’së, Lista Serbe kontrollon sërish 10 komuna.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ankua të dielën pas zgjedhjeve siç kishte bërë edhe më parë se na qenkan bërë bashkë të gjitha partitë kundër, një gjë e paprecedentë sipas tij.

Liderët dhe kandidatët e partive ish opozitare ishin direkt në cilësimin e tyre se konfirmimi i pushtetit të tyre paraqet një besim qytetar në normalitet dhe refuzim të përçarjes dhe kultit të individit./gazetametro.net