582 mijë qytetarë të Kosovës kanë votuar gjer në ora 15:00, siç janë publikuar të dhënat në uebsajtin e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në Prishtinë gjer më tash kanë votuar 77 mijë persona, në Prizren 44 mijë, Ferizaj 37 mijë, Pejë 29 mijë, Gjakovë 28 mijë dhe Mitrovicë 23 mijë.
Partia Demokratike e Kosovës mbajti konferencë për shtyp, ku Blerand Stavilevci tha se të dhënat e tyre nga terreni “janë pozitive” dhe shtoi se presin “rezultat historik”.
“Sipas të dhënave ëq kemi marrë, po skhon drejt një rezltati të mirë për PDK-në, të njl numri votash që për neve janë historike. Nëse ende nuk e keni votuar, mos e lini votën në shtëpi. Sot secili nga e ka në dorë përgjegjësinë e madhe, ju që ende nuk e keni votuar, dilni votoni”, tha ai.
Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se procesi zgjedhor “po ecën shumë mirë” dhe se nuk kanë ndonjë shqetësim për parregullësi.
Ai e ftoi KEDS-in të sigurojë energji elektrike të pandërprerë edhe gjatë orëve të mbrëmjes kur mbyllen vendvotimet.
“E kam kënaqësinë t’ju njoftojë se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë. Kanë mbetur më pak se tre orë. Po ashtu kam kënaqësinë tju ftoj të gjithëve t’ju ftojë të gjithëve të votoni. Nuk kemi ndonjë parregullsi apo shqetësim, jemi të kënaqun me daljen. E dimë që ka pasur ndalim të rrymës, gjë që na shqetëson. I bëjmë thirrje KEDS-it”, tha ai.










